Kreu i ARRSH: Rruga Librazhd-Qafë Thanë do hapet shumë shpejt

1 Shkurt 2026 | 17:53

Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, në një prononcim për mediat ka dhënë detaje lidhur bllokimin e rrugës Librazhd-Qafë Thanë si pasojë e rënies së një masivi dheu.

Kozeli tha se rruga pritet të hapet shumë shpejt nga firma që përgjigjet për mirëmbajtjen e këtij aksi. Ai shtoi se shembja e rrugës është për shkak të reshjeve të shiut.

“Situata vjen për shkak të reshjeve të dendura të cilat kemi javë të tëra qe i raportojmë. Dallohet qartë mbingopja e shpatit me uji kjo ka shkaktuar rrëshqitje. Kjo është vetëm për shkak të fenomenit natyror.

Kur po vija në vendngjarje pash në media të caktuara se është raportuar se ka ndodhur për shkak të punimeve që po kryhen. Kjo është vetëm për shkak të fenomenit natyror dhe nuk lidhet me punimet ose diçka tjetër.

Ka një gatishmëri të kontraktorit të mirëmbajtjes dhe nga ana e kontraktorit që ishte ne afërsi duke sjellë ne dispozicionet mjetet e tij. Po ndodh pastrimi edhe nga ajo që diskutova me inxhinierin do të ndodhë brenda 30-40 minuta”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026