VIDEO/ Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë, policia: Hapet qarkullimi në të dy kahet e lëvizjes

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
1 Shkurt 2026 | 18:57

Pas disa orësh bllokimi aksi Librazhd- Qafë Thanë është hapur për qarkullim në të dy korsitë. Fillimisht u raportua se është hapur njëra korsi ndërsa policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Policia thekson se në vendin e quajtur Dragostunjë është hapur qarkullimi  i automjeteve normalisht në të dyja kahet. Më tej autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe për te respektuar rregullat e qarkullimit.

“Librazhd/ Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë se aktualisht  rruga është hapur dhe qarkullimi  i automjeteve vijon normalisht në të dyja kahet e lëvizjes.

Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat janë prezente në të gjithë gjatësinë e aksit, me qëllim monitorimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.

Për shkak të fluksit të shtuar, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për kujdes gjatë qarkullimit, qëndrimin në radhë dhe respektimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në rast nevoje, apo për të denoncuar shkeljet e rregullave të qarkullimit që sjellin për pasojë ngadalësim apo bllokim të lëvizjes, telefononi në 112 dhe kontaktoni shërbimet e Policisë që janë në detyrë”, njofton policia.

Bllokimi u shkaktua nga shembja e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Dragostunjë duke lënë për orë të tëra të bllokuar mijëra qytetarë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk u raportuan persona të lënduar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar. ARRSH ka mohuar që punimet në këtë aks të jenë shkaku i incidentit, duke ia atribuuar situatën motit të keq dhe reshjeve.

Ekipet e ndërhyrjes punuan për orë të tëra në terren, duke kryer shembjen e kontrolluar të faqes së malit, me qëllim eliminimin e çdo rreziku të mëtejshëm për qarkullimin e mjeteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026