“Çmimet Grammy janë më të këqijat”, Trump: Trevor Noah sqaro faktet sa më shpejt! Do të të padis
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi në Truth Social ka bërë me dije se do të padisë prezantuesin e edicionit të 68-të të Çmimeve Grammy, Trevor Noah. Ky reagim i Trump vjen pas deklaratave dhe shakave të komedianit lidhur me çështjen Jeffrey Epstein dhe dëshirën e presidentit amerikan lidhur me Groenlandën.
Trump theksoi se çmimet Grammy janë më të këqija dhe sipas tij praktikisht nuk mund t’i shikosh. Më pas Trump komentoi lidhur me Noah teksa theksoi se ai është keq sesa Jimmy Kimmel.
Presidenti amerikan po i referohej komenteve të bëra nga komediani pas shpalljes së çmimit Grammy për këngën më të mirë të vitit, të cilin e fitoi Billie Eilish.
“Ja ku është, kënga e vitit! Urime Billie Eilish. Ky është çmimi Grammy që çdo artist dëshiron, pothuajse aq sa Trump dëshiron Greenlandën,” komentoi Noah, përpara se të shtonte: “Gjë që ka kuptim sepse, me largimin e Epstein, ai ka nevojë për një ishull të ri për të kaluar kohë me Bill Clinton.”
Trump kërcënoi se do të dërgojë avokatët e tij për ta paditur komedianin.
“Noah, një dështak, më mirë t’i sqarojë faktet dhe t’i sqarojë shpejt. Duket sikur do t’i dërgoj avokatët e mi për të paditur këtë prezantues të mjerë, patetik, pa talent dhe budalla dhe për ta paditur atë për shumë para.”
“Përgatitu, Noah, do të bëj pak qef me ty”, përfundoi presidenti amerikan.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta