VIDEO/ Hapja e qarkullimit te “Kthesat e Dragostunjës”, si paraqitet situata
Këtë të hënë qarkullimi te “Kthesat e Dragostunjës” në Librazhd po vijon normalisht. Mbrëmjen e së dielës u bë e mundur pas 8 orësh që të hapet për qarkullim aksi Librazhd-Qafë Thanë. Siç shihet edhe nga pamjet makinat kalojnë pa problem.
Mbetjet e gurëve dhe dherat janë ende anash rrugës por nuk pengojnë qarkullimin e mjeteve. Të dielën në këtë aksi pati rrëshqitje dherash dhe gurësh duke sjellë bllokimin e aksit. Fillimisht u hap njëra korsi dhe me pas qarkullimi i automjeteve vijoi normalisht në të dyja kahet.
Nga kjo situatë mbetën të bllokuar për orë të tëra mijëra qytetarë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk u raportuan persona të lënduar.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH ka mohuar që punimet në këtë aks të jenë shkaku i incidentit, duke ia atribuuar situatën motit të keq dhe reshjeve.
Ekipet e ndërhyrjes punuan për orë të tëra në terren, duke kryer shembjen e kontrolluar të faqes së malit, me qëllim eliminimin e çdo rreziku të mëtejshëm për qarkullimin e mjeteve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta