Eurostat: Bizneset gjithnjë e më aktive në platformat sociale
Rrjetet sociale janë kthyer në mjekin kyc të promovimit, për cdo biznes. Të dhenat e fundit të një raporti të Eurostat, tregojnë se rreth 60.9% e ndërmarrjeve në Bashkimin Europian kanë përdorur të paktën një formë të mediave sociale për aktivitetin e tyre, duke shënuar një rritje të vazhdueshme krahasuar me vitet e mëparshme.
Tre janë platformat që përdorën më së shumti për promovim, komunikim dhe ndërtimin e imazhit të tyre në treg, Facebook, LinkedIn dhe Instagram. Kompanitë e mëdha, janë ato që më së shumti kanë gjetur celsin e suksesit në këto rrjete sociale, duke qënë më active, me rreth 86% të tyre që përdorin rrjetet sociale. Ndërsa tek bizneset e vogla, ky fenomen shihet më pak.
Vendet e Bashkimit Europian, ku shtete si Malta, Danimarka, Finlanda dhe Suedia shënojnë përqindje shumë të larta, mbi 80%, ndërsa vende të tjera si Rumania dhe Bullgaria mbeten në nivele më të ulëta. Sipas Eurostat, rritja e përdorimit të mediave sociale nga ndërmarrjet reflekton transformimin dixhital të ekonomisë dhe rolin gjithnjë e më të madh të marketingut online në konkurrueshmërinë e bizneseve.
Raporti nënvizon se platformat digjitale janë kthyer në një mjet thelbësor për komunikimin me klientët, promovimin e produkteve dhe shërbimeve, si dhe për zgjerimin e tregjeve, duke e bërë praninë në rrjetet sociale një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve në Europë.
Edhe në Shqipëri, ky fenomen po merr formë. ndonse ne raport nuk ka të dhëna për vendin tonë, përsëri raporte të ndryshme, nxjerrin në pah se rreth 86.5 % e ndërmarrjeve në Shqipëri që kanë akses në internet përdorin rrjetet sociale si Facebook, LinkedIn, YouTube apo Tëitter për aktivitetet e tyre të biznesit.
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht