Merkatoja dimërore 2026: Premier League dominon shpenzimet, Serie A surprizon Evropën
Afati kalimtar dimëror i vitit 2026 u mbyll mbrëmjen e kaluar në mbarë botën, duke hapur fazën e analizave dhe renditjeve mbi shpenzimet e klubeve. Pyetja kryesore është: cila ligë investoi më shumë gjatë muajit janar?
Përgjigjja është e qartë. Premier League konfirmoi edhe një herë statusin e saj si kampionati më i pasur në botë, me mbi 450 milionë euro të shpenzuara gjatë merkatos dimërore. Klubi që kryesoi investimet ishte Manchester City i Pep Guardiolës, i cili shpenzoi afro 100 milionë euro për afrimin e Semenyo-s dhe përforcime të tjera në “Etihad”.
Surpriza e madhe vjen nga Italia. Serie A renditet e dyta në nivel global, me mbi 240 milionë euro të investuara, duke lënë pas kampionatet kryesore evropiane dhe madje edhe Saudi Pro League. Liga arabe, e njohur për shpenzime të mëdha në vitet e fundit, këtë herë u tregua më e përmbajtur, me rreth 93 milionë euro të shpenzuara në janar.
Më poshtë, renditja e “Top 10” ligave sipas shpenzimeve në merkato:
- Premier League (Angli) – 453.2 milionë euro
- Serie A (Itali) – 243.6 milionë euro
- Brasileirao (Brazil) – 201.6 milionë euro
- MLS (SHBA) – 144.3 milionë euro
- Ligue 1 (Francë) – 105.1 milionë euro
- Bundesliga (Gjermani) – 96.7 milionë euro
- Saudi Pro League (Arabia Saudite) – 93.1 milionë euro
- LaLiga (Spanjë) – 75.6 milionë euro
- Super Lig (Turqi) – 70.5 milionë euro
- Liga Portugal (Portugali) – 59.5 milionë euro
Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
“Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë
SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:32 Studimi, gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë
- 14:30 Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
- 14:26 Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:25 Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje
- 14:23 Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
- 14:21 “Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë