Elon Musk kritikon ashpër kryeministrin spanjoll pas planeve për kufizimin e mediave sociale

4 Shkurt 2026 | 10:35

Miliarderi i teknologjisë dhe pronari i X, Elon Musk, kritikoi ashpër kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, duke e quajtur atë një “tiran dhe tradhtar të popullit të Spanjës” në përgjigje të planeve të Madridit për të zbatuar masa të reja që synojnë ndalimin e platformave dixhitale dhe mbrojtjen e të miturve.

Musk reagoi ndaj një videoje në të cilën Sanchez njoftoi një paketë të re legjislative që do të përfshijë ligjin që synojnë mbajtjen përgjegjës të drejtuesve të mediave sociale për dështimin e kontrollit të duhur të platformave të tyre.

Ligji i ri pritet gjithashtu të ndalojnë aksesin e personave nën 16-vjeç në mediat sociale, pasi Madridi shprehu shqetësimin e tij për rritjen e platformave dixhitale që pllakosin fjalime urrejtëse dhe nxitëse.

Musk shprehu mosmiratimin e tij për masat e reja, duke e quajtur udhëheqësin spanjoll “Dirty Sanchez” dhe duke shtuar një emoji me jashtëqitje.

Masat e shpallura nga ekzekutivi spanjoll synojnë të luftojnë atë që e konsideron një “shtet të dështuar” të rrjeteve sociale, ku ligjet injorohen dhe krimet tolerohen.

Një nga propozimet më të diskutueshme është që drejtuesit dhe pronarët e platformave të mediave sociale të jenë përgjegjës në gjykatë nëse nuk arrijnë të heqin përmbajtjen e urrejtjes ose atë të paligjshme, një veprim që do të ndikonte drejtpërdrejt në njerëz si Musk.

Përplasja vjen mes rritjes së kontrollit rregullator të gjigantëve të teknologjisë në Evropë.

Të martën, autoritetet franceze kryen një kontroll në zyrat e X në Paris, si pjesë e një hetimi mbi manipulimin e algoritmeve dhe ndërhyrjen e mundshme të huaj, në të cilën Musk është thirrur për të dëshmuar.

X iu përgjigj bastisjes franceze duke deklaruar se ishte “i zhgënjyer nga ky zhvillim, por jo i befasuar”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026