Haradinaj në Departamentin e Shtetit: NATO, çelësi i sigurisë për Kosovën

4 Shkurt 2026 | 18:12

Ramush Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me takimin e zhvilluar në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ka takuar zëvendësndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Daniel J. Lawton.

Në mesazhin e tij, Haradinaj ka vënë theksin te mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, si dhe te rëndësia e partneritetit strategjik mes dy vendeve, duke nënvizuar anëtarësimin e Kosovës në NATO si faktor kyç për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Pata nderin në Departamentin Amerikan të Shtetit, të takoj z. Daniel J. Lawton, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit, pranë Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. E falënderova z. Lawton për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës, nga liria jonë deri te ndërtimi i demokracisë dhe institucioneve shtetërore.

Theksova se partneriteti dhe miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të qëndrueshme dhe strategjike. Anëtarësimi i Kosovës në NATO jo vetëm që do të forcojë sigurinë tonë, por do të kontribuojë gjithashtu në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin euro-atlantik”, tha Haradinaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026