Ish-kryebashkiaku Imamoglu akuzohet për spiunazh, ja sa vite kërkon Prokuroria e Stambollit

5 Shkurt 2026 | 10:50

Prokuroria e Stambollit ka kërkuar një dënim prej 15-20 vitesh burg për katër të dyshuar, përfshirë edhe ish-Kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, në kuadër të një hetimi për veprën penale të spiunazhit politik.

Sipas aktakuzës, vepra penale supozohet të jetë kryer gjatë viteve 2019-2025, e cila përfshin jo vetëm Imamoglun, i cili është hequr nga detyra pas arestimit, por edhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij.

Rasti lidhet me krimin e një organizate kriminale me qëllim përfitimin e parave, ku janë ngritur akuza edhe për spiunazh politik. Akuza është dërguar në Gjykatën e 25 Penale të Stambollit për shqyrtim.

Aktakuza e dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit përbëhet nga 160 faqe, duke përshkruar një rrjet ndërkombëtar dixhital që supozohet se e ka shfrytëzuar bazën e të dhënave të Bashkisë së Stambollit për aktivitete spiunazhi politik dhe manipulim të procesit zgjedhor.

Ish-Kryebashkiaku Imamoglu përballet edhe me një akuzë të re për spiunazh politik që nga viti 2025. Sipas hetimeve të Prokurorisë, grupi i tij zgjedhor lidhet me një biznesmen që ka bashkëpunuar me shërbimet britanike të inteligjencës për mbledhjen dhe shpërndarjen e të dhënave personale të votuesve dhe influencën e informacioneve zgjedhore përmes aplikacioneve të Bashkisë, me qëllim sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për kandidaturën e tij presidenciale.

Imamoglu, i cili ndodhet në burg që nga marsi i 2025 për akuza të lidhura me korrupsion dhe fyerje ndaj prokurorit, mohon të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato të motivuara politikisht.

Gjykimi për 242 akuza, përfshirë edhe spiunazhin, është caktuar për 9 marsin e 2026, me prokurorin që kërkon dënime të rënda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026