Bisedimet në Oman, ministri i Jashtëm iranian: Fillim i mirë në negociatat me SHBA-në

6 Shkurt 2026 | 15:46

Zyrtarët iranianë dhe amerikanë kanë përfunduar bisedimet në Oman, në një përpjekje për të kapërcyer mosmarrëveshjet e tyre mbi programin bërthamor të Teheranit dhe për të shmangur një luftë tjetër në Lindjen e Mesme.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi u tha gazetarëve pas bisedimeve se ato ishin pozitive dhe se palët ranë dakord të vazhdojnë negociatat. Ai vuri në dukje se koha dhe vendi i saktë i raundit të ardhshëm nuk janë vendosur ende.

Aragchi tha se palët po punojnë për të ndërtuar besim të ndërsjellë dhe se nëse kjo tendencë vazhdon, mund të identifikohet një kornizë më e qartë për negociatat.

“Ishte një fillim i mirë për negociatat. Dhe ekziston një marrëveshje për të vazhduar bisedimet. Koordinimi se si do të veprohet do të vendoset në kryeqytete”, tha Araghchi.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio u shpreh të mërkurën se nisja e bisedimeve midis dy vendeve synon të ofrojë një zgjidhje për çështjen e pasurimit të uraniumit nga Teherani. Sipas tij Uashingtoni do të vendosë në tryezën e negociatave edhe raketat balistike të Iranit, mbështetjen për forcat e armatosura në rajon dhe mënyrën se si ai menaxhon popullin e vet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026