Hidhet granatë në një sallon bukurie në Francë, plagosen 6 persona! Mes tyre edhe një fëmijë

6 Shkurt 2026 | 18:35

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të regjistruar në një sallon bukurie në Grenoble të Francës. Mësohet se shpërthimi u regjistrua mesditën e kësaj të premte ndërsa mes të plagosurve është edhe një fëmijë.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi pas hedhjes së një granate. Fatmirësisht plagët e marra nga personat e plagosur nuk ishin të rënda dhe morën ndihmën mjekësore në vendngjarje.

Autorët e krimit u arratisën dhe deri më tani motivet e tyre mbeten të panjohura. Salloni i bukurisë ndodhet në katin përdhes të një ndërtese banimi shumëkatëshe, midis dyqaneve të tjera tregtare. Për shkak të ashpërsisë së shpërthimit, vitrina e dyqanit u shkatërrua plotësisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026