Barack dhe Michelle Obama shfaqen si majmunë, Trump fshin videon: U postua gabimisht
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka fshirë një video nga rrjetet sociale e cila paraqiste Barack dhe Michelle Obama si majmunë.
Ata shfaqeshin në fund të një videoje 62-sekondëshe që përmbante pretendime për mashtrim votuesish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Shtëpia e Bardhë fillimisht e mbrojti klipin si një “video meme në internet” dhe u tha kritikëve të “ndalojnë zemërimin e rremë”.
Në atë video shihen gjithashtu disa demokratë të tjerë të profilit të lartë si kafshë, përfshirë përfaqësuesen e Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani dhe ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.
Paraardhësi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, është përshkruar gjithashtu si një majmun që ha një banane. Familja Obama ende nuk ka komentuar për videon. Ndërsa presidenti nuk ka bërë ende asnjë koment, shpërndarja e videos shkaktoi reagime të shumta.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për NBC-në se postimi ishte bërë gabimisht nga një anëtar i stafit.
“Një punonjës i Shtëpisë së Bardhë e postoi gabimisht postimin. Përmbajtja është hequr”, tha ai.

Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
5 milionë dollarë për E Jean Carroll, Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Trump për të apeluar vendimin
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City
- 16:18 Ish-shefi i NATO-s: Ka dallime mes SHBA dhe Evropës por aleanca mbetet e fortë