Ministri i Jashtëm danez: Situata me SHBA-në po përmirësohet, por kriza nuk ka mbaruar

7 Shkurt 2026 | 18:55

Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen ka deklaruar se situata me Shtetet e Bashkuara është përmirësuar pas kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump që të blejnë Groenlandën. Ai shtoi se kriza nuk ka mbaruar.

“Kriza nuk ka mbaruar dhe ne ende nuk kemi një zgjidhje”, tha ministri gjatë një konference për shtyp në Nuuk, kryeqytetin e territorit autonom danez.

“Ne jemi në një pozicion shumë më të mirë tani sesa ishim disa javë më parë”, shtoi ai.

Nga ana e saj, Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Mojfelt tha se është pozitive që bisedimet me SHBA-në po vazhdojnë. Sipas saj bisedimet nuk janë ende aty ku Groenlanda do të donte që të ishin dhe për këtë arsye është shumë herët për të parashikuar se ku do të çojnë ato.

“Nuk jemi ende aty ku duam të jemi. Do të jetë një udhëtim i gjatë, kështu që se ku do të përfundojmë, është shumë herët për të thënë”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026