Berisha reagon për dhunimin e avokatit Cakrani: Një akt kriminal shtetëror i shëmtuar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar këtë të diele përmes një postimi në “Facebook” lidhur me dhunimin e avokatit, Kujtim Cakrani. Berisha e ka cilësuar dhunimin e avokatit një akt kriminal shtetëror të shëmtuar.
Ai theksoi se PD dënon aktin të cilin e ka cilësuar shtazor dhe të sponsorizuar nga kryeministri Edi Rama. Më tej ai shtoi se drejtësia vonon por nuk harron.
“Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar. Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm e vetëm për shkak të detyrës dhe shtrohet në spital me fraktura në kokë.
Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë dhe të plotë Avokatit Kujtim Cakrani, dënon me forcën më të madhe këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapërgatitur shtetëror të frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale dhe ju rikujton atyre se përgjegjësia direkte është e tyre dhe se drejtësia vonon por nuk harron”, shkruan Berisha.
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 18:36 Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë