Kosovë, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme
Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë është miratuar këtë të hënë pasdite nga KQZ.
Vendimi u mor me 11 vota pro, duke i hapur rrugë finalizimit zyrtar të procesit zgjedhor.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, duke marrë 51.10 për qind të votave, ose 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 20.19 për qind të votave, përkatësisht 22 mandate.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.24 për qind të votave, duke marrë 15 ulëse në Kuvend, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50 për qind, që i sigurojnë gjashtë mandate parlamentare.
Me certifikimin e rezultateve, hapet rruga për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit.
Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë