Man United kërkon fitoren e pestë radhazi në Premier League
Nën drejtimin e Michael Carrick, Manchester United ka regjistruar një ecuri të mrekullueshme, ku ka marrë 4 fitore radhazi dhe ka mundësinë të arrijë të pestën. Dicka e tillë nuk ndodh prej vitit 2023 për djajtë e kuq, ndërsa në mbrëmje udhëtojnë drejt Londrës ku i pret West Ham. Forma që ekipi po kalon jep garanci që do të vijë fitorja e radhës për të thyer këtë mallkim, megjithatë Ëest Ham po ashtu ka nevojë për pikë.
Në 4 sfidat e fundit, skuadra e Carrick ka mposhtur pretendentët për fitimin e garës, Arsenal dhe Man City, por dhe Fulham e Tottenham. Për ballafaqimin e mbrëmjes cilësohen favoritë, teksa 3 futbollistë nuk janë në dispozicion, De Ligt, Dorgu dhe Mount. Në fushë do të zbresin dhe ekipet si Chelsea, Bournemouth apo Tottenham, me këta të fundit që i pret një ndeshje e vështirë në shtëpi përballë Neëcastle.
Blutë e Londrës luajnë me Leeds në Stamford Bridge dhe ashtu si Man United i kanë fituar të 4 ndeshjet e fundit në Premier League. Aktualisht skuadra e udhëhequr nga Liam Rosenior ka 43 pikë dhe renditet në vendin e 5. Synimi është renditja mes 4 më të mirave për të siguruar më tej pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet