SHBA: Anijet tregtare amerikane të qëndrojnë larg ujërave territoriale iraniane
Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar rekomandime për anijet tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pas tensioneve të shtuara në javët e fundit midis Uashingtonit dhe Teheranit. Edhe pse SHBA dhe Irani po tentojnë bisedime mbi programin bërthamor iranian, Teherani më parë ka kërcënuar të mbyllë Ngushticën e Hormuzit.
Irani gjithashtu ka sekuestruar anije tregtare dhe cisterna nafte që kalojnë nëpër zonë, zakonisht me akuza për kontrabandë.
Administrata Detare e Departamentit të Transportit të SHBA-së rekomandoi që anijet tregtare që mbajnë flamurin amerikan të qëndrojnë sa më larg ujërave territoriale iraniane.
“Rekomandohet që anijet tregtare me flamur amerikan që kalojnë nëpër këto ujëra të qëndrojnë sa më larg ujërave territoriale iraniane pa rrezikuar sigurinë e lundrimit”, vuri në dukje deklarata.
Administrata detare tha gjithashtu se ekuipazhet nuk duhet t’u rezistojnë dhunshëm forcave iraniane në rast të hipjes në anije.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq