Man United ndalet pas 4 fitoreve radhazi, “tersi” që nisi në vitin 2023

11 Shkurt 2026 | 13:48

Ndeshja e shumëpritur mes West Ham dhe Manchester United është mbyllur në paqe, me djajtë e kuq të cilët nuk mundën të vijojnë serinë e fitoreve radhazi në kampionat.

Një sfidë e luajtur më mirë prej tyre, por u ndëshkuan në nisje të pjesës së dytë nga vendësit, që gjetën avantazhin me Soucek. Rezultati në fjalë ishte i pamundur për t’u përmbysur nga miqtë nga Manchester, të cilët ishin shumë pranë humbjes. Në minutat shtesë, i ardhur nga stoli sulmuesi Sesko riktheu baraspeshën dhe i dha një pikë të tijve, duke shmangur kështu disfatën.

Manchester United vinte me 4 fitore radhazi në ligë dhe ndaj West Ham synonte të pestën, pasi një seri e tillë nuk ndodh që prej 2023 për djajtë e kuq, të cilët duhet ta nisin sërish nga zero.

Të martën fitore regjistruan dhe Newcastle e Bournemouth, ndërsa sfida Chelsea-Leeds u mbyll në barazim 2-2. Blutë e Londrës gjetën avantazhin me Joao Pedro dhe dyfishuan me Palmer, por Leeds reagoi duke shënuar po ashtu dy herë radhazi. Nmecha me penallti e më pas Noah Okafor rikthyen baraspeshën në fushë dhe i dhanë një pikë ekipit të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shifrat e pabesueshme të Messit

Lionel Messi nuk kishte shumë kohë në përpjekje për t’u bërë lojtari i parë që shënon gola në shtatë ndeshje radhazi në Kupë të Botës....
13:32 | 28/06/2026

9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026

Nëntë nga 10 përfaqësueset e Afrikës u kualifikuan në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026, me Tunizinë e vetme nga kontinenti që u...
13:05 | 28/06/2026

Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim

Lëvizje skandaloze e Shoqatës së Futbollit të Uruguait! Pas eliminimit nga Kupa e Botës, drejtuesit e Shoqatës anuluan fluturimin zyrtar çarter për kthimin e ekspeditës...
09:32 | 28/06/2026