Risitë që sjellin Lojërat Mesdhetare në Kosovë
Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të sjellin risi dhe një program më të zgjeruar me 24 sporte të reja. Në këto sporte përfshihen si atletikë, not, xhudo, boks, volejboll, dhe sporte të tjera si basketboll 3×3, futsal dhe mundësinë për të shtuar edhe sporte si Baseball5, Canoe Sprint apo Kickboxing në varësi të aprovimit të organizatorëve.
Për të përgatitur mbajtjen e lojërave, janë planifikuar investime të mëdha në infrastrukturë sportive në Kosovë. Kjo përfshin ndërtimin e një stadiumi kombëtar moderne që do të jetë vendi i ceremonive hapëse dhe mbyllëse, si dhe objekte të reja të sportit në disa qytete si në Pejë, Ferizaj, Prizren e Vushtrri.
Një nga elementet e rëndësishme të përgatitjeve është transformimi i Qendrës së Studentëve në Prishtinë në një qendër të akomodimit për mijëra atletë, me rreth 4,500 shtretër dhe ambiente të reja, si dhe rinovime të kuzhinës dhe objekteve të tjera të shërbimit.
Ngaqë Kosova s’ka dalje në det, për sportet si vela dhe gara me varkë apo sporte ujore të lidhura me detin, vendi ka bërë marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë. Kështu që eventet në det do të zhvillohen në bregdet, një nismë unike që është risia historike e këtij edicioni të Lojërave Mesdhetare.
Në edicionin e vitit 2030 pritet të marrin pjesë rreth 3,500 deri në 5,000 atletë nga 26 vende të rajonit mesdhetar, duke e bërë këtë ngjarjen sportive më të madhe që Kosova ka organizuar ndonjëherë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta