Rritja e tarifave ndaj Zvicrës, Trump zbulon arsyen: Nuk më pëlqeu mënyra se si më folën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një intervistë të zhvilluar ka zbuluar arsyen e rritjes së tarifave për importet zvicerane. Ai gjithashtu theksoi se kishte patur një telefonate të tensionuar me zyrtaren zvicerane Karin Keller-Sutter.
“Nuk më pëlqeu shumë mënyra se si folën me mua, kështu që në vend që t’i ulja, i rrita tarifat nga 30% në 39%. Vendosa një tarifë prej 30%, që është shumë e ulët. Pastaj mora një telefonatë urgjente nga, mendoj, kryeministrja e Zvicrës, dhe ajo ishte shumë agresive por e sjellshme – por shumë agresive”, tha Trump.
Në intervistën e tij me Fox Business, Trump shpjegoi se Zvicra kishte përfituar për vite me radhë nga tarifa pothuajse zero për eksportet e saj në SHBA.
Trump tha gjithashtu se ai mori një valë presioni nga zyrtarët zviceranë që kërkonin lehtësim, gjë që në fund e çoi atë në një kompromis.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane