Pesë policë sulmohen për vdekje në Pakistan, militantët i zunë në pritë

11 Shkurt 2026 | 19:06

Pesë oficerë policie u vranë nga disa militantë në Pakistanin veriperëndimor të mërkurën. Vrasja është regjistruar ndërsa vendi po përballet me një valë në rritje të dhunës.

Policia tha se efektivët u sulmuan pas kthimit të tyre nga një operacion kundër militantëve në periferi të qytetit Dera Ismail Khan.

Militantët, të cilët ishin fshehur në një pyll, hapën zjarr ndaj patrullave të policisë. Mësohet se nga të shtënat janë vrarë edhe katër militantë.

Qyteti ndodhet në periferi të distriktit të paligjshëm të Vaziristanit përgjatë kufirit afgan, i cili prej kohësh ka qenë shtëpia e militantëve islamikë, kryesisht talebanë vendas, të njohur edhe si Tehreek-e-Taliban Pakistan.

Dhuna militante ka qenë në rritje që kur TTP-ja revokoi një armëpushim me Islamabadin në fund të vitit 2022. Një sulm vetëvrasës me bombë vrau mbi 30 persona në një xhami në Islamabad të premten.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026