Kryen tre vjedhje në Vorë, arrestohet 31-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori i tij
Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është në kërkim nga policia në Vorë. Në pranga është vënë një 31-vjeçar i cili në bashkëpunim me personin e shpallur në kërkim kanë vjedhur 3 subjekte.
Ata gjithashtu kanë tentuar të vjedhin edhe 2 subjekte të tjera në Vorë. Gjithashtu është proceduar babai i të arrestuarit, pasi iu gjet një shkop gome si ato që përdor Policia. Policia po vijon punën për kapjen e 35-vjeçarit të shpallur në kërkim.
“Vorë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni i koduar “Midnight”. Vodhën shuma parash/produkte të ndryshme, në 3 subjekte, dhe tentuan të vidhnin në 2 subjekte të tjera, gjatë ditëve të fundit, identifikohen 2 shtetas.
Vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim tjetri. Procedohet penalisht babai i të arrestuarit, pasi iu gjet një shkop gome si ato që përdor Policia.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të disa kallëzimeve për vjedhje/tentativë për vjedhje, nga pronarët e disa subjekteve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Midnight”, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.
Në kuadër të operacionit u kap dhe vu në pranga shtetasi J. C., 31 vjeç, banues në Vorë dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. A., 35 vjeç, banues në Vorë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë muajit shkurt, kanë vjedhur shuma parash/produkte të ndryshme, në 3 subjekte, si dhe kanë tentuar të vjedhur në 2 subjekte të tjera, në Vorë. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer këta shtetas.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. C., 59 vjeç, banues në Vorë, babai i shtetasit J. C., pasi iu gjet një shkop gome si ato që përdor Policia, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta