Netanyahu pas vizitës në SHBA: Trump po krijon kushtet për një marrëveshje me Iranin, ai ka rezerva

12 Shkurt 2026 | 19:49

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump po “krijon kushtet” që mund të çojnë në një “marrëveshje të mirë” me Iranin, por sipas tij ai ende ka rezerva.

Netanyahu, i cili u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, tha se shprehu “skepticizëm” në përgjithësi dhe theksoi se nëse arrihet një marrëveshje “ajo duhet të përfshijë elementë që konsiderohen shumë të rëndësishëm për Izraelin”, siç është përfundimi i programit bërthamor të Teheranit , kufizimet në raketat e tij balistike dhe mbështetja e tij për grupet e armatosura si Hezbollahu i Libanit, Hamasi i Gazës dhe Huthitët e Jemenit.

Kushtet që po krijon Trump “të kombinuara me faktin se iranianët sigurisht e kuptojnë se bënë një gabim herën e fundit, kur nuk arritën një marrëveshje, mund të lejojnë krijimin e kushteve për arritjen e një marrëveshjeje të mirë”, tha Netanyahu para se të largohej nga Uashingtoni.

Takimi i djeshëm midis Trump dhe Netanyahu u mbajt me dyer të mbyllura dhe zgjati dy orë e gjysmë. Presidenti amerikan e përshkroi atë si “shumë të mirë”, por theksoi se nuk u morën vendime të mëdha, duke sugjeruar se ai nuk i miratoi propozimet e kryeministrit izraelit.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë, të sinqertë dhe të hapur”, tha Netanyahu, duke vënë në dukje se diskutimi u përqendrua në shumë çështje, por kryesisht në negociatat me Iranin dhe se Trump donte “të dëgjonte pikëpamjen e tij”.

“Presidenti beson se iranianët e kanë mësuar tashmë se me kë kanë të bëjnë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike

Koreja e Jugut planifikon të paraqesë një projektligj të posaçëm që do të riafirmonte ligjërisht angazhimin e saj për të mos zhvilluar ose poseduar armë...
09:09 | 28/07/2026

Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, bëri thirrje të hënën për bashkëpunim më të ngushtë rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit, duke...
09:02 | 28/07/2026

Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë të Rihterit goditi bregun jugor të Paqësorit të Meksikës të martën në mëngjes, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Tërmeti...
08:48 | 28/07/2026