Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

28 Korrik 2026 | 08:43

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, njoftuan autoritetet meksikane.

Sipas Ministrisë së Sigurisë, viktima ishte një 42-vjeçar, i cili u vu në shënjestër në atë që autoritetet e cilësuan si një “sulm të drejtpërdrejtë” ndërsa të plagosurit janë dy burra 39-vjeçarë.

Ngjarja ndodhi në sheshin Santo Domingo, një zonë që sipas policisë njihet për aktivitetet e paligjshme, përfshirë trafikun e drogës dhe falsifikimin e dokumenteve.

Edhe pse Meksika vijon të përballet me një valë të lartë dhune, kryesisht në zonat pranë kufirit me SHBA-në dhe në territoret ku veprojnë kartelet e drogës, incidente të tilla janë të rralla në kryeqytet. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se në Mexico City operojnë grupe kriminale rivale, mes tyre Unión Tepito dhe Fuerza Anti-Unión.

Pallati Presidencial ndodhet vetëm pak distancë nga vendi i ngjarjes, ndërsa presidentja Claudia Sheinbaum banon në një zonë pranë saj.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të sulmit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë

Ministria finlandeze e Transportit dhe Komunikacionit ka njoftuar mbylljen e një pjese të hapësirës ajrore në pjesën juglindore të vendit. Kufizimet zbatohen për rajonin Kaakkois-Suomi...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026