Mblidhet komisioni për reformën zgjedhore, Gjiknuri: Drafti të jetë konsensual, do ia çojmë KE-së
Është mbledhur të premten Komisioni për Reformën Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri, i cili përfaqëson PS-në, theksoi se Produkti i këtij komisioni do të bëhet në bashkëpunim me OSBE/ODIHR, dhe do t’i çohet Komisionit Europian.
Sipas Gjinurit, drafti duhet të jetë konsensual mes mazhorancës dhe opozitës.
“Brenda dy javësh të krijojmë kushtet për një tryezë me të gjitha partitë për ligjin për financimin e partive politike. Produkti i këtij komisioni do të bëhet në bashkëpunim me OSBE/ODIHR, dhe do t’i çohet Komisionit Europian. Drafti do duhet të jetë konsensual”, tha Gjiknuri.
Sipas Oerd Bylykbashit, bashkëkryetari demokrat i komisionit, nuk duhet “të të përsëritet ajo që ndodhi në vitin 2020, kur dakordësitë e arritura u prishën dhe në parlament u votua diçka tjetër”.
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre