Tregu i luleve varet nga importi, Holanda e Ekuadori sjellin 3.4 mln euro furnizime në vit

13 Shkurt 2026 | 15:31

Tregu i luleve ne Shqipëri mbështetet nga importi. Vitin e kaluar, vendi ynë ka importuar mall me vlere 3.4 mln euro, kryesisht nga Holanda, Ekuadori dhe Italia. 

Tregu i luleve në Shqipëri vijon të mbetet kryesisht i varur nga importi. Sipas të dhënave të publikuara nga World Integrated Trade Solution, gjatë vitit 2025 vendi ka importuar rreth 3.4 milionë euro lule.

Furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar janë Holanda, Ekuadori dhe Italia, vende të njohura për industrinë e zhvilluar të kultivimit të luleve. Ndërkohë, përveç luleve natyrale, Shqipëria importon edhe lule artificiale dhe dekorative, kryesisht nga tregjet aziatike dhe europiane.

Konsumi i luleve në vend lidhet kryesisht me festa dhe evente të veçanta, si Shën Valentini, 8 Marsi apo dasmat. Në këto periudha, çmimet pësojnë rritje për shkak të kërkesës së lartë dhe kostove të importit. Nga ana tjetër, prodhimi vendas mbetet i kufizuar. Disa fermerë kanë nisur të investojnë në sera dhe kultivim lulesh dekorative, por mungesa e subvencioneve, kostot e larta dhe konkurrenca me produktet e importit e bëjnë të vështirë zgjerimin e këtij sektori.

Investimi në sera dhe mbështetja financiare për fermerët mund ta kthejnë kultivimin e luleve në një alternativë fitimprurëse për bujqësinë shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026