“Night to Shine” në Maliq, mesazh për dinjitet dhe përfshirje për personat me aftësi ndryshe

14 Shkurt 2026 | 08:21

“Night to Shine” është aktiviteti ndërkombëtar që gëzoi në Maliq më tepër se 150 persona me aftësi të kufizuara, sindromën down dhe autizëm

Për pastor Plator Çollaku, janë këta persona që kanë nevojë për më tepër vëmendje dhe dinjitet

“Është një event botëror që zhvillohet në 51 shtete të SHBA dhe 67 shtete të ndryshme të botës. Ne duam të kemi të mirën e qytetit tonë e këta fëmijë të përparojnë, të vendosim dinjitetin aty ku duhet. Do të marrin pjesë mbi 300 të ftuar me prindër e aftësi ndryshe, afërisht 150 vullnetare. Eventi nuk konsiston në një mbrëmje, nuk është vetëm një natë për të shkëlqyer, por për rritjen e ndërgjegjes për ti pare ata njerëz me dinjitet e plot vlerë”, u shpreh Çollaku.

Institucionet duhet të bëjnë me tepër për këta persona, thotë specialistja e fushës

“Familja e tyre është kryesore për rritjen dhe edukimin por me e rëndësishme do ishte për ta të kishin mbështetje dhe nga organizata të tjera, shteti, të gjithë ata që mbështesin personat ndryshe. Ne kemi parë që janë njëlloj si ne por vetëm disa gjëra që i bëjnë të veçantë në fizikun e tyre nuk do të thotë të mos jenë si të tjerët, të punësuar e dashur. Duhet mbështetje më e madhe”, tha Rezarta Zenunllari, specialiste e PAK.

Prefektja e Korçës është nëna e një fëmije ndryshe. Ajo pranon që instancat shtetërore duhet të bëjnë shumë më tepër, për këta fëmijë dhe familjet e tyre

“Është bekimi i jetës time, motivi që të bëj çdo ditë me të mirën, për familjet që kalojnë kalvare. Lus Zotin qe ne rolin e Prefektes të qarkut të Korçës të më krijohet mundësia që prindërit që janë këtu sot, mos bëjnë pyetjen çdo ndodhë me fëmijët tanë kur ne mos jemi më? Ma besoni kjo është pyetje që e bëjmë çdo ditë vetes dhe ende nuk gjejmë përgjigje e nuk kemi luksin as të vdesim. Të gjithë këta individë me potencial të jashtëzakonshëm kanë nevojë të trajtohen me dinjitet dhe gjithë përfshirjen sociale”, u shpreh prefektja Florinda Zegullaj.

“Night to Shine” nuk përfundon me fikjen e dritave të sallës por vazhdon çdo ditë, në mënyrën si institucionet zgjedhin të trajtojmë, të mbështesin dhe të përfshijnë ata që kanë më shumë nevojë për vëmendjen e gjithsecilit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026