Të shpallur në kërkim për kontrabandë dhe vjedhje, ndalohen dy persona në kufi
Këtë të premte, Policia Kufitare ka ndaluar dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimeve nga policia, është ndaluar shtetasi G. S., 57 vjeç, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Është ndaluar gjithashtu shtetasi I. G., 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për veprën penale “Vjedhje”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë në dalje të RSH, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaluan shtetasin në kërkim: G. S., 57 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.
Ndaj këtij shtetasi, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kondrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
-Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Tushemisht, në hyrje të RSH, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: I. G., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë verifikimit në sistem, ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisariati i Policisë Vlorë, ku pas konsultimit me Prokurorin 38-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta