Gucati tregon çfarë pritet nga protesta e 17 shkurtit në Prishtinë: UÇK nuk ka kryer krime

14 Shkurt 2026 | 21:05

Duke folur në një lidhje live për emisionin Review me Greta Topjanën, kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, dha detaje mbi protestën e parashikuar për më 17 shkurt në Prishtinë. Ai bëri me dije se Taulant Balla ka konfirmuar pjesëmarrjen përmes një mesazhi telefonik, ndërsa shumë deputetë të tjerë nga partitë politike në Shqipëri gjithashtu kanë njoftuar praninë e tyre.

“Studentët do të vijnë në mënyrë të organizuar nga Shqipëria, ndërsa Fakulteti i Drejtësisë, atje do të organizojë një seminar dyditor për shkeljet dhe padrejtësitë e supozuara të Gjykatës Speciale. Seminari, i realizuar bashkë me organizatat e luftës dhe studentët shqiptarë, do të ketë edhe mysafirë nga universitete të ndryshme evropiane”, thotë ai.

Sipas Gucatit, qëllimi është të transmetohet tek studentët dhe universitetet evropiane mesazhi se Gjykata Speciale ka kryer shkelje të rëndësishme, duke e konkretizuar iniciativën në një formë pozitive dhe mbështetëse.

“Objektivi kryesor i protestës është të theksohet se UÇK-ja ka qenë një organizatë çlirimtare dhe jo kriminale, ndërsa krimet e mëdha në rajon i ka kryer Serbia nën udhëheqjen e Slobodan Millosheviçit. Gucati shtoi se protesta synon të dërgojë këtë mesazh te ndërkombëtarët dhe ambasadat e huaja, duke nënvizuar se UÇK-ja nuk ka kryer krime, se Serbia ka ushtruar terror mbi popullsinë e Kosovës me mbi 460 masakra dhe se janë vrarë 13,500 qytetarë, përfshirë 1,324 fëmijë”, tha Gucati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026