Protesta e opozitës, Rama: Mercenarët hedhin bomba artizanale të përgatitura nga udhëheqja e PD-së

15 Shkurt 2026 | 09:42

Kryeministri Edi Rama në në podkastin “FLASIM” ka komentuar protestën e opozitës para Kryeministrisë më 10 shkurt. Rama i ka cilësuar protestuesit si rrugeçër me maska që paguhen për të hedhur molotovë.

Sipas tij molotovët e hedhur ndaj efektivëve të policisë janë të përgatitura nga udhëheqja e PD-së. Rama shtoi se këto protesta të dhunshme prishin imazhin e Shqipërisë.

“Kisha shumë kohë pa komentuar ndonjë protestë të opozitës. Deri kur dy javë më parë pas një përshkallëzimi të dhunshëm bëra një koment për të thënë diçka të vërtetë. Në Europë ka protestues anarkistë, huliganë, neofashistë, por qysh nga koha e partive famëkëqija në Gjermani e Itali të shumë viteve më parë, ka vetëm një parti parlamentare në Europë që të ketë pjesë të pandarë të programit të saj shkatërrimin e pronës, ushtrimin e dhunës dhe organizimin e trupava paramilitare.

Rrugeçërit e lagjes me maska paguhen për të hedhur molotovë. Mercenarët tani kanë kaluar në hedhjen e bombave të mirëfillta artizanale, të përgatitura nga udhëheqja e PD-së, që synojnë plagosjen e sa më shumë policëve. Këto protesta janë si një jashtëderdhje e plakut të lajthitur që i organizon që dalin në mediat e huaja dhe që prishin imazhin e Shqipërisë.

Në fakt ajo që po ndodh në raport me sa po themi është një degjenerim i pandalshëm. Rezultati, rrudhja e mëtejshme e një partie, e një arradheje politike që ska më asnjë mission, pëveçse të shkarkojë rropullitë e plakut. Agjë më shumë dhe asgjë, më pak. Vaj medet, pikë e zezë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026