10 vite në kampin Al Hol, 90-vjeçari pret rikthimin e nipërve dhe mbesave nga Siria: Kam shpresë deri sa të vdes

16 Shkurt 2026 | 09:12

Prej 10 vitesh Dylberi Shuli, sot 90-vjeç, pret rikthimin e mbesës së tij të madhe Elonës si dhe katër mbesave e nipërve të tjerë të cilët ndodhen në kampin Al Hol në Siri.

Rikthimi në shtëpi i një tjetër vajze nga kampi pranë familjes së saj e ka prekur 90-vjeçarin i cili thotë se ka shpresë se edhe nipërit dhe mbesat e tij do të rikthehen në shtëpi.

“Mos më pyet, Eva Dumani ishte shoqe e mbesave të mia. Kur e pashë atje që erdhi nga Turqia, e sollën dhe thërriste “dajo dajo”. Duan të vijnë, si nuk duan. Jam 90 vjeç, më vjen rëndë të qaj. Djali vdiq, iku në këmbë dhe erdhi me arkivol. Mbi 10 vite, u bënë djemkat e mbesës time nga 7-vjeç. Me ka thërritur njëherë në telefon, “o baba,”. Kam mbledhur 25 milion lek vetëm për ato. Të vijnë fëmijët ti mbaj në krah. Gjaku im”, u shpreh 90-vjeçari.

Edhe pse ka 10 vite që pret, ai nuk është lodhur, jovetëm kaq por deklaron se ka arritur të mbledhë një shumë të hollash dhe është i gatshëm të paguajë këdo që mund ta ndihmojë për të tërhequr antarët e familjes shuli nga kampi.

“Mundohem me shtet por nuk lëvizin. Kujt t’i thoja është mbesa ime? Pe Zotit nuk kam hequr dorë. E ajo që erdhi erdhi me dëshirën e Zotit. Kam shpresë deri sa të vdes. Nuk vijnë dot vetëm. Qaja atje. Qaj dhe në shtëpi. Më ndihmoni, sa duhet do paguaj. Kur doli Rama tha do i nxjerr. Këtë kam thirrje, të hapë dyert. O Zot na ndihmo””, është shprehur më tej ai.

10 vite më parë 5 anëtarë të kësaj familje u nisinë drejt Sirisë për shkak të luftës atje, ndërsa kryefamiljari u vra në zonat e sulmeve, ashtu si familja Shuli ishin dhe shumë familje të tjera nga fshatrat e Pogradecit, një pjesë e të cilave janë kthyer e ndërsa shumë të tjerë janë vrarë në kampe.

Ndërsa tërheqja e atyre që kanë mbetur gjallë në kampe të paktën deri më tani për shtetin shqiptar, vijon të mbetet mision me rrisk shumë të lartë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026