Në kërkim për kultivimin e 45 bimëve narkotike, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe
Këtë të hënë është vënë në pranga një 53-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike pranë banesës së tij, në fshatin Kamicë.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. H., 53 vjeç, të cilit në muajin shtator të vitit 2025, policia i ka gjetur dhe sekuestruar 45 bimë narkotike.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin në kërkim A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Kamicë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në tokën afër banesës së tij, në fshatin Kamicë, 46 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.09.2025.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta