Ish-presidenti Obama mbështet Bad Bunny: Demonstrim kulture dhe diversiteti amerikan

16 Shkurt 2026 | 16:14

Performanca e Bad Bunny në Super Bowl ka shkaktuar debate të forta politike në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që shënoi një nga shikueshmëritë më të larta në historinë e eventit.

Reagimet negative erdhën kryesisht nga figura konservatore, të cilët kritikuan faktin që artisti performoi pothuajse tërësisht në gjuhën spanjolle. Pas komenteve publike nga ish-presidenti Donald Trump, disa ligjvënës republikanë kërkuan një hetim zyrtar për transmetimin e shfaqjes.

Kongresmeni Andy Ogles i kërkoi Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë në Dhomën e Përfaqësuesve një hetim, duke e cilësuar performancën “të pahijshme”, veçanërisht për shkak të disa këngëve. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, tekstet e këngëve si “Tití Me Preguntó” dhe “Monaco” u censuruan.

Megjithatë, Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) vendosi se performanca nuk kishte shkelur asnjë rregull të transmetimit dhe nuk do të ndërmerrte veprime të mëtejshme.

Në mbështetje të shfaqjes doli edhe ish-presidenti Barack Obama, i cili e cilësoi performancën si një demonstrim kulture dhe përfshirjeje, duke theksuar se ajo reflekton ndjenjën e komunitetit dhe diversitetin amerikan.

Pavarësisht polemikave, shifrat tregojnë sukses të madh. Sipas të dhënave zyrtare, performanca e Bad Bunny u ndoq nga 128.2 milionë shikues, duke u renditur e katërta më e ndjekur në historinë e Super Bowl.

Ndërkohë, sipas Apple Music, dëgjimet e këngëtarit u rritën shtatëfish pas performancës, duke konfirmuar ndikimin e fortë të shfaqjes tek publiku global.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026