Naomi Campbell e përmendur qindra herë në dokumentet e Epstein

16 Shkurt 2026 | 16:50

Emri i modeles britanike Naomi Campbell shfaqet qindra herë në dokumentet e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së mbi autorin e dënuar të krimit seksual Jeffrey Epstein, dhe hulumtimi i dokumenteve tregon se Campbell kërkoi një fluturim me aeroplanin privat të Epstein, u pa në rezidencën e tij në New York dhe në ishull, por avokati i saj pretendon se ajo nuk ishte në dijeni të krimeve të tij dhe se nuk mori pjesë kurrë në sjellje të papërshtatshme.

Në miliona dokumente të publikuara pas vdekjes së Epstein në vitin 2019, emailet dhe korrespondenca tregojnë se Campbell kërkoi të takohej me Epstein në rezidencën e tij në Nju Jork dhe përdori rrjetin e tij për të marrë pjesë në evente luksoze anembanë botës, raporton New York Times (NYT).

Në një nga emailet e dërguara asistentes së Epstein, Campbell deklaroi se “dëshiron ta shohë Jeffrey-n” dhe në fund të mesazhit e mbyll si “bukuroshe e rraskapitur”.

Në intervistat me hetuesit federalë, viktimat e paidentifikuara të Epstein thanë se ai i prezantoi ato me Campbell në evente shoqërore dhe e pa atë në rezidencën e tij dhe në ishullin e tij.

Dokumentet tregojnë se modelja mbeti në mjedisin e tij dhe në kontakt edhe pasi Epstein u dënua në Florida në vitin 2008 për inkurajimin e të miturve për t’u angazhuar në prostitucion.

Avokati i modeles Campbell, Martin Singer, tha se klientja e tij nuk kishte dijeni për “aktet e tmerrshme kriminale” të Epstein deri në arrestimin e tij në vitin 2019 dhe nuk pati asnjë kontakt me të pas kësaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë

Masud është detyruar që të shesë pajisjet shtëpiake në mënyrë që të mbijetojë në mes të krizës së thellë ekonomike në Iran. Fushata bombarduese e...
22:20 | 04/06/2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

Tridhjetë e shtatë vjet kanë kaluar që nga nata midis 3 dhe 4 qershorit 1989, kur Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze mori urdhër të qëllonte mbi...
22:01 | 04/06/2026

Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai

Bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur në një çështje qendrore, programin bërthamor të Iranit. Teherani po refuzon...
21:22 | 04/06/2026