Takimi sot në Gjenevë, Trump: Do të përfshihem indirekt në bisedimet bërthamore me Iranin

17 Shkurt 2026 | 08:02

Presidenti Donald Trump ka thënë se do të jetë i përfshirë “indirekt” në bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat do të fillojnë në Gjenevë këtë të martë.

Duke folur me gazetarët në bordin e avionit Air Force One, presidenti amerikan shtoi se besonte se Irani donte të arrinte një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

Raundi i dytë i bisedimeve në Zvicër vjen pas kërcënimeve të përsëritura ushtarake kundër Iranit për shkak të shtypjes vdekjeprurëse të protestave antiqeveritare nga ana e vendit dhe mosmarrëveshjes së vazhdueshme mbi programin e tij bërthamor.

Ndërkohë, Irani thotë se takimi i së martës, i ndërmjetësuar nga Omani, do të përqendrohet në programin e tij bërthamor dhe heqjen e mundshme të sanksioneve ekonomike të vendosura nga SHBA-të. Uashingtoni më parë ka lënë të kuptohet se dëshiron të diskutojë edhe çështje të tjera, të tilla si rezervat e raketave të Iranit.

Duke i cilësuar bisedimet si “shumë të rëndësishme”, Trump sugjeroi që Teherani këtë herë ishte i motivuar për të negociuar.

“Nuk mendoj se ata duan pasojat e mosarritjes së një marrëveshjeje”, tha Trump, duke shtuar se Irani i mësoi pasojat e një qëndrimi të ashpër në bisedimet verën e kaluar kur SHBA-të bombarduan vendet bërthamore iraniane.

“Mund të kishim arritur një marrëveshje në vend që të dërgonim B-2 për të eliminuar potencialin e tyre bërthamor. Dhe na u desh të dërgonim B-2”, tha Trump, duke iu referuar bombarduesve të fshehtë që kryen bombardimet.

“Shpresoj se do të jenë më të arsyeshëm”, shtoi ai.

SHBA-të thuhet gjithashtu se kanë dërguar në Lindjen e Mesme anijen luftarake USS Gerald R Ford, anijen më të madhe në botë, e cila mund të mbërrijë në rajon brenda tre javëve të ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026