Osmani uron Pavarësinë e Kosovës: Të bëhemi bashkë në këtë përvjetor pjekurie

17 Shkurt 2026 | 08:13

Presidentja e Vjosa Osmani ka përcjellë mesazh urimi me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova.

Gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit, Osmani u shpreh se kjo datë shënon një moment të rëndësishëm bashkimi për qytetarët, si për të festuar arritjet e shtetit, ashtu edhe për të nderuar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë.

Ajo theksoi se Kosova, tashmë në një fazë më të konsoliduar të shtetndërtimit, po hyn në një etapë pjekurie institucionale dhe demokratike. Sipas saj, përvjetori i pavarësisë është një kujtesë e përhershme e çmimit të lirisë dhe e përgjegjësisë që mbart secili qytetar për ta forcuar dhe zhvilluar më tej shtetin.

Në mesazhin e saj, presidentja vlerësoi unitetin si element kyç për të ardhmen e vendit, duke nënvizuar se respekti për sakrificën e së kaluarës duhet të shoqërohet me angazhim konkret për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për brezat që vijnë.

“I uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë së shtetit tonë sovran e të pavarur. Është një ditë ku të gjithë bëhemi bashkë në radhë të parë për të festuar këtë përvjetor të shtetit tonë të ri, i cili tashmë po hyn në moshë të pjekurisë dhe në të njëjtën kohë bëhemi bashkë për të përkujtuar të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka në mënyrë që ne sot ta gëzojmë shtetin”, tha Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026