Përplasi për vdekje këmbësorin te kryqëzimi i Rrilës, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari
Policia e Lezhës, këtë të martë, ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka përplasur për vdekje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, një këmbësor. Mësohet se 46-vjeçari, pasi shkaktoi aksidentin, u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Rrilës rreth orës 03:30, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
“Informacion paraprak/Shërbimet e Policisë Rrugore, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, identifikuan dhe kapën shtetasin I. M., 46 vjeç, i cili u largua nga vendi i aksidentit (kryqëzimi i Rrilës), ku rreth orës 03:30, përplasi me automjetin që drejtonte, një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili si pasojë humbi jetën. Vijojnë verifikimet për të identifikuar shtetasin që humbi jetën, si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta