Kthesë në drejtimin e Marseille, Benatia qëndron! Longoria me rol institucional
Një zhvillim i papritur ka tronditur Olympique de Marseille. Pasi njoftoi dorëheqjen në rrjetet sociale, drejtori i futbollit Medhi Benatia ka vendosur të qëndrojë në detyrë deri në fund të sezonit, me kërkesë të pronarit të klubit, Frank McCourt.
Në një deklaratë zyrtare, McCourt konfirmoi se Benatia do të mbikëqyrë të gjitha aktivitetet sportive dhe do të ketë fjalën vendimtare në përzgjedhjen e trajnerit të ri. Ndërkohë, roli i presidentit Pablo Longoria do të fokusohet më shumë në aspektin institucional, për të përfaqësuar klubin në organet drejtuese franceze dhe evropiane.
Ky ristrukturim vjen pas një periudhe të vështirë për klubin, të shënuar nga eliminimi nga Liga e Kampionëve, humbja e thellë 0-5 ndaj Parisit dhe largimi i trajnerit Roberto De Zerbi.
McCourt theksoi se ambicia e tij për klubin mbetet e pandryshuar dhe njoftoi se emërimi i trajnerit të ri do të bëhet së shpejti. Ai pritet gjithashtu të zhvillojë një takim me ultrasit e klubit për të qetësuar situatën.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta