Reshjet rrisin nivelin e ujit në rezervuarin “Aksi 2-2” në Funar, rrezikohet çarja e digës
Reshjet intensive të shiut kanë sjellë problematika në qarkun e Elbasanit, ku në rezervuarin “Aksi 2-2” në zonën e Funarit niveli i ujit është rritur ndjeshëm, duke krijuar rrezik për dalje mbi digë.
Sipas një njoftimi zyrtar, Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me Prefektura Elbasan dhe Policia e Shtetit, në koordinim me Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, kanë vënë në lëvizje strukturat e mbrojtjes civile, ndërsa situata aktualisht paraqitet nën kontroll.
Autoritetet bëjnë me dije se sasia e ujit që po shkarkohet është më e madhe se prurjet hyrëse, konkretisht rreth 3 metër kub në sekondë më shumë, çka ka ndikuar në uljen e nivelit të ujit me rreth 20 centimetra.
Megjithatë, rreziku nuk konsiderohet i kaluar plotësisht, pasi gjithçka mbetet e varur nga kushtet e motit gjatë orëve në vijim dhe mbrëmjes së sotme. Strukturat përgjegjëse do të vijojnë monitorimin e situatës në terren.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta