​Detaj simbolik në Hagë: Jakup Krasniqi me kollare me shqiponjë në fjalimin para trupit gjykues

18 Shkurt 2026 | 15:16

Në paraqitjen e tij para trupit gjykues në Hagë, Jakup Krasniqi u shfaq me një detaj simbolik në veshjen e tij – një kollare me shqiponja, raporton KosovaPress.

Ky paraqitje vjen vetëm një ditë pas shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë një mesazh të veçantë momentit të fjalimit të tij në sallën e gjyqit.

Në fjalën përmbyllëse në seancën e fundit në Hagë Krasniqi tha se për më shumë se pesë vjet, i është mohuar e drejta e njeriut, duke theksuar ndër më të rëndësishmen, atë për të jetuar në liri.

“Pas më shumë se pesë vjetësh burgim të padrejtë dhe, sipas mendimit tim, të panevojshëm, angazhimi im politik dhe jetësor për jetë e liri ka nisur herët. Kam qenë i angazhuar që në fillim për të dhënë një rrëfim të vërtetë të luftës sonë për pavarësi, kundër politikave të persekutimit dhe gjenocidit të regjimit serb, të cilat sollën vuajtje dhe shkatërrim të paparë për popullin e Kosovës”, u shpreh Krasniqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026