Pa autobus prej vitesh, banorët e Babicës presin deri një orë anës rrugës
I ndodhur vetëm 3.7 km nga qendra e Vlorës, fshati Babicë e Madhe, pjesë e njësisë administrative qendër vuan prej vitesh mungesën e transportit publik. Pjesë e fshatit janë rreth 5 mijë banorë, të cilët tregojnë se për të lëvizur drejt qytetit përdorin automjete të rastit ose furgonat e linjës.
Banorët tregojnë se presin me orë të gjata anës rrugës për të lëvizur drejt Vlorës, ndërsa përveç rrezikut që iu kanoset, mungesa e autobusit publik ka edhe kosto.
Sipas banorëve, vendosja e një linje të rregullt transporti është jetike për zonën, ndaj u bëjnë thirrje institucioneve vendore që të marrin masa dhe të plotësojnë këtë nevojë të kahershme.
“Jemi pa autobusë, kemi fugonët e fshatrave, po s’u mbush s’lëviz nga vendi, do 1 orë, pse jo 2, e të tjerët presin këtu. S’ka as urban, asnjë gjë, s’ka shtet. Janë privatë fugonët, vetëm autobus s’kemi pasur asnjëherë”, thotw njw burrw.
“Unë rri në fund të Ali Kokës, vij të marr pensionin e presim fugonët kur vijnë ose taksixhiun e lagjes. Ka herë s’vijnë, ja presim në mes të rrugës. Unë jam shumë larg, u ngre dorën ç’të më dalë. Duhet urban, po ku dimë ne? Duhet zgjidhur kjo gjë se s’e kemi ne në dorë”, shprehet njw tjetwr.
Nuk është vetëm Babica e Madhe që zgjidhjen banorët e gjejnë te furgonët e fshatrave, por ka edhe fshatra të tjerë të cilët janë pranë Vlorës, si Alikoka, Narta, Zvërneci, Sherishta, Babicë e Vogël etj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta