VIDEO/ Makina i përplasi para derës së kopshtit, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe 2 fëmijët në SHBA

19 Shkurt 2026 | 09:38

Një nënë dhe dy fëmijët e saj në New Jersey shpëtuan mrekullisht pasi u përplasën nga një makinë teksa po dilnin nga kopshti.

Një video e publikuar e kapur nga kamerat të sigurisë së kopshtit tregon momentin kur Patrice Pisani del nga dera e kopshtit me dy djemtë e saj. Papritmas një makinë me shpejtësi të lartë vjen në drejtimin e tyre teksa nëna tenton të tërheqë fëmijët.

Nëna arriti të nxirrte njërin nga djemtë nga rruga disa sekonda para se makina të përplasej me një shtyllë. Më pas makina goditi nënën dhe fëmijën e saj më të madh në pjesën e pasme, duke bërë që ata të binin në tokë.

Djali më i vogël pësoi djegie në këmbë, nëna e tij u godit në shpinë dhe qafë, ndërsa djali më i madh pësoi lëndime të lehta. Shoferja 68-vjeçare, Angela Arrigo u arrestua dhe akuzohet për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe rrezikim të mirëqenies së një fëmije.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026