Arrestimi i vëllait të Mbretit Charles, dalin pamjet! Policia para shtëpisë së Andrew në Sandringham
Vëllai i Mbretit Charles të Anglisë, Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar këtë të enjte nën dyshimin për shpërdorim detyre. Ai është përballur me akuza të shumta për lidhje me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.
Andrew ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë çdo shkelje ndërsa sot u zhvillua operacioni për arrestimin e tij. BBC ka publikuar pamje nga venngjarja ndërsa shihet policia pranë shtëpisë së Andrew në Sandringham këtë mëngjes.
“Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolku me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike dhe po kryejmë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk.
Burri mbetet në paraburgim policor për momentin. Nuk do ta bëjmë të ditur emrin e të arrestuarit, sipas udhëzimeve kombëtare”, njoftuan autoritetet.
Ndihmës Shefi i Policisë Oliver Wright tha se kanë hapur një hetim mbi këtë pretendim për sjellje të keqe në detyrën publike.

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil