SHBA në gatishmëri për një sulm të mundshëm ndaj Iranit
Shtetet e Bashkuara do të jenë në gatishmëri nga e shtuna për një sulm të mundshëm ndaj Irani. Lajmin raportojnë mediat amerikane, duke cituar burime të afërta me presidentin Donald Trump, sipas të cilave shanset për një përshkallëzim ushtarak janë 90 për qind.
Trump nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar dhe vazhdon diskutimet me këshilltarët e tij për sigurinë kombëtare. Shtëpia e Bardhë po shqyrton rreziqet nga përshkallëzimi i tensioneve rajonale, si dhe pasojat politike dhe ushtarake.
Megjithatë, retorika është përshkallëzuar javët e fundit, pavarësisht bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit në Gjenevë të Zvicrës. Trump deklaroi në rrjetin “Truth Social” se në rast se Irani nuk pranon marrëveshjen, SHBA do të përdorin bazat në ishujt Diego Garcia dhe Fairford për të neutralizuar çdo kërcënim potencial.
Një këshilltar i presidentit, duke folur në kushte anonimati për agjencinë Axios, tha se disa zyrtarë kanë këshilluar Trump të shmangë konfliktin, por sipas tij shanset për një aksion ushtarak në javët e ardhshme janë të larta.
Çdo operacion amerikan pritet të jetë masiv dhe në koordinim me Izraeli. Mbërritja e luftanijes “Gerald Ford” në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme do të jetë një faktor kyç për vendosjen e kohës së sulmeve të mundshme.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi