Ish-princi britanik Andrew lirohet nga paraburgimi: Kaloi 12 orë në burg, në pritje të hetimit
Ish-Princi Andrew është liruar nga paraburgimi pasi u arrestua këtë mëngjes nën dyshimin për abuzim me detyrën publike. Andrew kaloi 12 orë në burg.
Policia njoftoi se ai u lirua, por hetimi kundër tij është ende duke vazhduar për shkak të dyshimeve për shpërdorim të detyrës publike.
Ai u fotografua i ulur në pjesën e pasme të një automjeti ndërsa po dilte nga stacioni i policisë rreth orës 19:00 me kohën lokale, raporton BBC.
Vëllai i Mbretit Charles u arrestua të enjten në pronën Sandringham në Norfolk, tha policia. Arrestimi vjen pasi policia njoftoi se po hetonte një ankesë në lidhje me ndarjen e dyshuar të informacionit të klasifikuar nga ish-princi me abuzuesin seksual të ndjerë Jeffrey Epstein.
Mbreti Charles, i cili nuk ishte informuar paraprakisht për arrestimin, nuk iu përgjigj pyetjeve të medias ndërsa merrte pjesë në eventin në Londrën qendrore. Ai më pas lëshoi një deklaratë duke thënë se “ligji duhet të zbatohet”.
Policia kontrolloi gjithashtu adresa në Berkshire dhe Norfolk, përfshirë Royal Lodge në Windsor, ku ish-princi kishte qëndruar deri vonë.
Andrew, i cili mbush 66 vjeç sot, më parë ka mohuar çdo shkelje me Epstein.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar