OKB krijon një komitet për të kontrolluar IA-në, Guterres zbulon qëllimet

20 Shkurt 2026 | 09:10

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka njoftuar krijimin e një komiteti të posaçëm për Inteligjencën Artificiale me qëllim kontrollin e saj nga njerëzit. Ai gjithashtu shtoi se dëshiron që të ketë më pak zhurmë dhe  frikë rreth kësaj teknologjie.

“Shkenca informon, por njerëzit marrin vendime. Qëllimi ynë është ta bëjmë kontrollin njerëzor një realitet teknik, jo vetëm një slogan”, tha Guterres gjatë një fjalimi në një samit global mbi inteligjencën artificiale në Nju Delhi.

Ai njoftoi krijimin e një komiteti ndërkombëtar të përbërë nga 40 shkencëtarë nga specialitete të ndryshme.  Sipas tij komiteti ka qëllim që të plotësojnë njohuritë lidhur me IA-në dhe të vlerësojnë ndikimet e saj të vërteta në ekonomi dhe shoqëri, në mënyrë që të gjitha vendet, pavarësisht aftësive të tyre në aspektin e IA-së, të kenë të njëjtën qartësi.

“Nëse duam që inteligjenca artificiale t’i shërbejë njerëzimit, politika jonë nuk mund të bazohet në supozime, reklamim të tepruar ose dezinformim. Ne kemi nevojë për fakte që mund t’u besojmë dhe t’i ndajmë”, shtoi Guterres.

“Kur të kuptojmë se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë sistemet, mund të kalojmë nga masat që marrim me shumicë në masa mbrojtëse më inteligjente dhe të përshtatura ndaj riskut”, vazhdoi ai.

Guterres theksoi se inovacioni në inteligjencën artificiale po lëviz me shpejtësinë e dritës dhe është përtej kapacitetit kolektiv për ta kuptuar plotësisht dhe për ta qeverisur atë.

“Mesazhi është i thjeshtë: më pak premtime, më pak frikë, më shumë fakte dhe prova”, këmbënguli ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026