Detaje nga të shtënat me armë në Delijorgj: U konfliktuan për një femër, si paraqitet gjendja e të plagosurit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve, teksa është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Mësohet se nga kjo ngjarje një person ka mbetur i plagosur në zonën e barkut, jashtë rrezikut për jetën.
Më tej, lidhur me këtë ngjarje dyshohet se për shkak të marrëdhënieve familjare, siç pretendohet xhelozi për një femër, ka nisur dhe konflikti duke pasuar me plagosjen e personit.
Aktualisht i lënduari ndodhet në një spital privat në gjendje të stabilizuar. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta