Vrasja te ish-Parku dhe plagosja te Deliorgji, policia del me njoftim zyrtar
Dy ngjarje të rënda janë shënuar pasditen e kësaj të premteje në kryeqytet, në zona jo shumë larg njëra-tjetrës. Një 31-vjeçar ka humbur jetën pas goditjes me mjet prerës, ndërsa një tjetër shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, dyshohet se gjatë një konflikti është goditur me mjet prerës shtetasi me iniciale E. P., rreth 31 vjeç. I riu është transportuar drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 15:50, një tjetër ngjarje është regjistruar në Rrugën e Kavajës, në zonën e njohur si Delijorgji. Dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç. Ai ndodhet në spital dhe sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se autorët e dyshuar të të dyja ngjarjeve janë identifikuar, por të dhënat e tyre nuk bëhen publike për shkak se hetimet janë në vijim. Uniformat blu po punojnë intensivisht për kapjen e tyre.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta