VIDEO/ Tre të vdekur në një sulm ajror amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor
Forcat amerikane nisën një sulm ajror ndaj një motoskafi në Paqësorin lindor të premten, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në trafik droge. Si pasojë e sulmi janë vrarë tre persona në bord, sipas një deklarate nga Komanda Amerikane e Amerikës Latine dhe Karaibeve.
Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara, SOUTHCOM tha se motoskafi ishte i përfshirë në operacione të trafikut të drogës dhe se tre narko-terroristë u vranë në sulm.
Njoftimi ndau gjithashtu një video që dyshohet se kap momentin e sulmit ndaj anijes në fjalë në Paqësorin lindor.
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme rreth identitetit të viktimave ose vendit të origjinës së anijes.
Sipas të dhënave nga SOUTHCOM, që nga shtatori i kaluar SHBA-të kanë kryer më shumë se 40 sulme ndaj anijeve që dyshohet se trafikojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor.
Numri i të vdekurve në këto operacione është të paktën 147. Megjithatë, Uashingtoni ende nuk ka paraqitur prova për të vërtetuar se të gjitha anijet e goditura ishin në të vërtetë të përfshira në aktivitete të paligjshme, gjë që ka ngritur pyetje në lidhje me fushëveprimin dhe kuadrin ligjor të këtyre operacioneve ushtarake.
BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
- 18:11 Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit