KPA e shkarkoi nga detyra, Anton Martini: Dje shteti “pushkatoi” mua dhe familjen time

11 Qershor 2021 | 10:29

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Anton Martinin i cili mbante postin e prokurorit, kandidat për Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion. Shkarkimi i tij lidhet me problemet me pasurinë.

Për këtë çështje ka pasur dhe një reagim nga vetë Martini i cili tha se e priste vendimin duke qenë se kishte informacione se po “punohej fort dhe në mënyrë të kamufluar” kundër tij.

Dje, shteti im më “pushkatoi” mua dhe familjen time, në mënyrë krejt të padrejtë e të pabesë, shtet për të cilin, prej 23 vitesh punova shumë shumë fort, duke u munduar te ruaj e të mos cenoj për asnjë moment besimin ndaj qytetareve të mi”, u shpreh ish-prokurori.

Sipas tij beteja ligjore do të vijojë derisa e drejta e tij të vihet në vend, teksa nuk la pa falënderuar çdo mik e bashkëpunëtor gjatë viteve të karrierës.

Martini, i cili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë rreth 22 vite më parë dhe gjithashtu ka qenë prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u rendit i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026